Dy skiatorë të rinj amerikanë Berlak Ronnie, 20 vjeç dhe Brice Astley, 19 vjeç, vdiqën gjatë ortekut që kaploi në malet e Rettenbach në Alpet austriake.
“Ronnie dhe Bryce ishin skiatorë të talentuar. Të gjithë jemi në shok, kjo është një goditje e rëndë për ne. Ngushëllimet tona janë për prindërit e tyre”, tha përfaqësuesi i aleancës së skive të SHBA-së, Tiger Shaw. Ata ishin pjesë e dhjetëra skiatorëve të talentuar që përgatiteshin për të marrë pjesë në Kupën e Botës.