Këngëtari Justin Carter është ndar nga jeta pasi është qëllua me armë aksidentalisht, ndërkohë që po filmonte një video muzikore.
Ai ishte 35 vjeç. Nëna e Carter, Cindy McClellan, ka thënë për Fox News se djali i saj po filmonte një video muzikore në Houston, Texas, të shtunën kur një armë në xhepin e tij
“shkoi dhe e kapi djalin tim në cep të syrit të tij”, përcjell rtv21.tv
“Ai ishte një artist i mrekullueshëm”, ka thënë McClellan. “Ai ishte zëri, ai ishte paketa e plotë dhe ne po përpiqemi ta mbajmë legjendën [gjallë].”
Carter ka lënë pas dy vajza të reja, Dixie dhe Kaylee. McClellan ka thënë se familja ka ngritur një Fond për të mbuluar shpenzimet e varrimit si dhe për të sjellë trupin e Carterit nga Houston në San Antonio për varrim.
Sipas McClellan, Carter ishte gati për ta realizuar një turne në 10 shtete, pasi kishte përfunduar kohët e fundit marrëveshje me Triple Threat Management. “Ai vetëm e donte muzikën, ai ishte shumë i talentuar dhe nga Zoti, zëri i tij ishte spektakolar”, ka thënë McClellan, duke shtuar se Carter donte të gjente sukses muzikor në mënyrë që të “kujdesej për familjen e tij”.