Armand Duplantis bëri përsëri histori në Kampionatin Botëror në Tokio, duke u bërë kërcyesi i parë me shkop që përshkoi një distancë të pabesueshme prej 6.30 metrash.
Por, ndërsa po thyente kufijtë e atletikës, ai u brohorit nga tribunat nga e fejuara e tij tërheqëse, modelja suedeze Desire Inglander.

Duplantis dhe Inglander u fejuan në tetor 2024 dhe propozimi u bë në plazhin e East Hampton, New York. E gjitha kjo ishte pjesë e një xhirimi për Vogue Scandinavia, i cili rezultoi të ishte sfondi perfekt për momentin kur Mondo u ul në një gjunjë.

Fejesa e tyre u njoftua në kopertinën dixhitale të Vogue, e cila u pa nga më shumë se 13 milionë njerëz.
Karriera e saj e çoi edhe në Javën e Modës në Paris, ku ajo dhe Armando u prezantuan si një nga çiftet më elegantë në sport dhe modë.

Desire është gjithashtu një yll i madh në rrjetet sociale. Ajo ka mbi një milion ndjekës në TikTok dhe mbi 770,000 ndjekës në Instagram./Indeksonline/