back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeE shtunja e përgjakshme, vdiqën 3 të rinj |Video

E shtunja e përgjakshme, vdiqën 3 të rinj |Video

Të ngjajshme

Në aksidentin e sotëm në rrugën Shtimje-Suharekë saktësisht në Duhël, pas një aksidenti tragjik, kanë mbetur të vdekur tre persona të cilët ishin duke udhëtuar më një makinë të tipit Golf VI.

Siç ka konfirmuar Prokurori i rastit, vetura me të cilën po udhëtonin tre të rinjt tashmë të ndjerë, ishte marrë me qira.

Por hiç më larg se në korrikun e vitit të kaluar (2018), në të njëjtën rrugë, ishte shuar edhe një familje pesë prej anëtaresh nga Suhareka.

Vetura me të cilën po udhëtonin ata, ishte përplasur me një autobus, dhe sipas prokurorit ky aksident kishte ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë nga drejtuesi i veturës.

Ajo që vlen të theksohet është që edhe vetura me të cilën po udhëtonin familja prej pesë anëtaresh nga Suhareka, e tipit BMW, me targa 01, ishte e marrë me qira.

Pra në të dy aksidentet ku mbeten të vdekur plotë 8 persona, janë të përfshira makinat e marra me qira.

Ndërsa sot, përveç këtij aksidenti të rëndë, ka ndodhur edhe një aksident tjetër. Aksidenti ku mbeti i vdekur një person ndodhi në Vitomiricë të Pejës, shkruan Ballkani.info.

Pra, vetëm sot katër persona kanë ndërruar jetë për shkak të aksidenteve në komunikacion.

Po ashtu sot, në autostradën Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur sot para orës 16:00 në autostrafën Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në kilometrin e 10-të.

Dëshimtarët e ngjarjes i kanë thënë Ballkani.info se një punëtor i kompanisë që mirëmban autostradën, është lënduar, pasi është goditur nga furgoni i KFOR-it.

Furgoni, që i përket ushtrisë amerikanë, është rrokullisur, ndërsa thuhet se një punëtor i mirëmbajtjes ka marrë lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetë. /Ballkani.info/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz