back to top
Saturday, October 11, 2025
BallinaLajmeE shtuna e vranët, mundësi edhe për riga shiu

E shtuna e vranët, mundësi edhe për riga shiu

Të ngjajshme

Tërmeti me magnitudë 7.8 godet Argjentinën jugore, paralajmërim për cunam

Një tërmet me magnitudë 7.8 goditi të premten vonë...

Rrahje në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, arrestohen tre persona

Një përleshje fizike është raportuar mbrëmjen e së premtes...

Mesazhi i Belfastit: BE nuk e ka harruar Ballkanin Perendimor

Për afrimin në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit...

Tre persona rrëmbejnë një burrë në Gjilan, arrestohet një person

Një burrë dyshohet se është rrëmbyer nga tre të...

KQZ: Sot nis shpërndarja e materialeve zgjedhore për Zgjedhjet Lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po finalizon përgatitjet për mbajtjen...
- Advertisement -

Vranësira të shumta kalojnë ditën e shtunë përgjatë vendit ku orëve të mëngjesit, mund të shoqërohen me ndonjë rigë lokale shiu.

Ditën më pas nuk do të mungojnë intervale me diell. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C, derisa ato maksimale pësojnë një rënie të lehtë në 15C e 18C.

Fryn erë veriore e veriperëndimore mesatare e mesatarisht e fuqishme 5-12m/s.

Të dielën orëve të mëngjesit shfaqen kushte për mjegull përgjatë ultësirave. Ditën nuk mungojnë intervale me diell, por kalojnë edhe vranësira.

Temperaturat mbesin të larta prej 17C e 20C. Ditëve të para të javës vijuese, parashihet të mbretëroj mot relativisht stabil, sa me kalime vranësirash, e sa me intervale me diell. Të martën aty-këtu vranësirat mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu.

Temperaturat në një rënie graduale prej 17C deri në 13C, ato maksimale, e minimalet zbresin deri në 3C e 4C. Fryjnë erëra kryesisht veriore e verilindore, të lehta dhe mesatare 3-8m/s.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz