back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaLajmeE rrëmbyen, e mbajtën dhe e rrahën në një shtëpi të pabanuar...

E rrëmbyen, e mbajtën dhe e rrahën në një shtëpi të pabanuar – dy persona arrestohen, i treti në arrati

Të ngjajshme

Një burrë është rrëmbyer nga tre të tjerë mbrëmjen e 18 shtatorit në Prishtinë dhe është dërguar në një shtëpi të pabanuar ku është mbajtur deri në mëngjes.

Policia tha se ndaj tij është ushtruar edhe dhunë fizike.

Dy persona janë arrestuar, ndërsa i treti, të cilin e identifikoi policia, gjendet në arrati.

Për këtë rast, policia tha se kreu bastisje e konfiskoi armë.

“Veternik, Prishtinë 18.09.2025 –23:10. Me 19.09.2025 është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë marrë me forcë viktimën mashkull kosovar duke e futë në veturë, sipas viktimës e kanë dërguar në një shtëpi të pabanuar aty e kanë mbajtur deri në mëngjes si dhe ndaj tij është përdorë forcë fizike. Lidhur me rastin është identifikuar edhe personi i tretë i dyshuar i cili gjendet në arrati, po ashtu janë bastisur katër shtëpi & banesa ku gjatë kontrollit është gjetur e konfiskuar një armë gjuetie.  Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz