BallinaRegjionaleDrenasE rrahën dhe maltretuan për 24 orë në Stacionin Policor në Drenas,...

E rrahën dhe maltretuan për 24 orë në Stacionin Policor në Drenas, avokati ngrit kallëzim penal

Të ngjajshme

Lëndohet Dembele, largohet shpejt në dhomat e zhveshjes

Skuadra e PSG-së është duke luajtur ndeshjen ndaj rivalit,...

Alban Lumi në “Favorit” e jep lajmin ekskluziv për Ligën e Parë

Analisti i emisioni sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7.62mm, Maqedonci: Hap historik për sigurinë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar...

Arrestohet një 23 vjeçar në Skenderaj, iu gjet në makinë marihuanë

Policia e Kosovës në Skenderaj, sot rreth orës 18:30...

Një qytetar nga komuna e Vushtrrisë, (emër i njohur për redaksinë), është rrahur e maltretuar për disa orë në Stacionin Policor në Drenas.

Ai edhe pse ishte rrahur jashtëzakonisht shumë, nuk ishte dërguar për mjekim në spital.

Qytetari është rrahur nga hetuesit e Drejtorisë së Hetimeve kundër Krimit të Organizuar në prezencën e hetuesve të Stacionit Policor në Drenas.

Fatkeqësia ishte se, zyrtarët e këtij Stacioni e mbajtën të mbyllur rastin duke e mos e dërguar të rrahurin për ndihmë mjekësore, ani pse i lënduari vazhdimisht kishte kërkuar ndihmë.

Pasi nuk u mor asnjë veprim nga zyrtarëve policor që keqtrajtuan qytetarin në këtë Stacion, avokati Gazmend Halilaj ngriti kallëzim penal ndaj të gjithë zyrtarëve dhe eprorëve përgjegjës.

Viktima kishte qëndruar dias orë aty i rrahur derisa kishte reaguar avokati Gazmend Halilaj.

Pas denoncimit pastaj e kishin dërguar për trajtim në Drenas, por që ishte rasti i rëndë atij i është udhëzuar të shkon në QKUK për shërim.

Gazeta “Bota sot” e ka siguruar një kopje nga ky kallëzim penal i ushtruar ndaj disa personave përgjegjës në Stacionin Policor të Drenasit.

Sipas raportimit të këtij rasti nga avokati Halilaj, qytetari nga Vushtrria ishte arrestuar dhe më pastaj maltretuar e rrahur për të pranuar fajësinë për të cilën zyrtarët policor në këtë stacion e kishin akuzuar.

Meqë qytetari ishte i pafajshëm ai nuk e kishte pranuar fajësinë, mirëpo ishte rrahur aq shumë saqë ishte dashur të shkoj në QKUK për trajtim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz