back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeE rikthyera nga Siria dënohet me 2 vite e gjysmë burgim

E rikthyera nga Siria dënohet me 2 vite e gjysmë burgim

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Gjykata e ka shpallur fajtore të kthyerën nga Siria, Media Aliun për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste. Ajo është dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim me kusht.

Lajmin për vendimin e Gjykatës e ka bërë të ditur për Express, pala mbrojtëse e Aliut, avokatja Leonora Dervishaj.

“Po mund të ju konfirmojë se ndaj klientës sime sot u shqiptua masa e dënimit me kusht prej 2 viteve e gjysmë. Ky dënim iu dha si amsë lehtësuese ngase ajo është nënë e dy fëmijëve. Njërin nga fëmiëjt e ka të sëmurë si dhe do ta opreojë gjatë javëbe me vijim”, ka thënë për Express avokatja.

E ndërkohë në aktvendim, gjyqtari Valon Kurtaj ka deklaruar se Aliu“Shpallet fajtore për organizimin dhe pjesëmarrje në grupe terroriste…i shqipton dënim me kusht me 2 vjet e gjysmë”.

E në fjalën e saj para trupit gjykues, e riatdhesuara nga Siria, Medina Aliu, ka deklaruar se është penduar për shkuarjen në Siri.

“Me mujt kohën me kthy kurrë nuk e kisha përsëritur”, ka deklaruar ajo para gjyqtarit të departamentit special./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz