back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeE rëndë: E moshuara 6 muaj e vdekur në banesën me qira

E rëndë: E moshuara 6 muaj e vdekur në banesën me qira

Të ngjajshme

Arrestohen dy persona në Obiliq, në veturë iu gjeten armë e fishekë

Dy persona janë arresuar në rrugen “Hasan Prishtina” në...

E dërgoi për ta servisuar, pronari thotë së ia vodhën veturën

Një burrë ka raportuar në polici se vetura e...

Trump rrit tarifat amerikane për importet e Koresë së Jugut në 25%

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do...

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në Tiranë, pasi një 73 vjeçare është gjendur e pajetë pas 6 muajsh në banesën e saj.

Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin ‘Gjergj Fishta’, pranë një picerie, ku në bodrumin e pallatit që ishte përshtatur si banesë është gjetur e vdekur 73-vjeçarja Neriban Makri, e cila jetonte e vetme me qira në këtë bodrum.

Nga veprimet e kryera rezultoi se kufoma ishte në gjendje tejet të dekompozuar dhe dyshohet se, ka ndërruar jetë para rreth 6 muaj, për shkaqe natyrale.

Gruaja nga Vlora, e pamartuar jetonte në një ambient me qira.

Ishte pronarja e shtëpisë ku jetonte e moshuara që ka zbuluar ngjarjen e tmerrshme, pasi kishte shkuar për ta parë të moshuarën.

Ajo ka zbuluar se e moshuara kishte ndërruar jetë prej kohësh. Mësohet se qiranë ia paguante një shoqatë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz