back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeE rëndë/ Autopsia e 11-vjeçari nga Fushë Kosova, i shqyer në anus...

E rëndë/ Autopsia e 11-vjeçari nga Fushë Kosova, i shqyer në anus dhe i goditur me mjete të forta

Të ngjajshme

Barça nuk lë vend për befasi, mposht Frankfurtin në “Camp Nou”

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit. Ata mposhtën “Shqiponjat”,...

Çka po ndodhë, Atalanta në epërsi ndaj Chelseat

Atalanta ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. “Zikaltrit”, morën...

I mituri nga Fushë Kosova, 11-vjeçari K.Veseli, që u gjend i vdekur të enjten e kaluar, nuk kishte mundur t’i përballonte goditjeve me mjete të forta në kokë dhe dëmtimin e anusit që dyshohet se ia kishte shkaktuar i dyshuarit Sefedin Osmani, një 20-vjeçar, i komuniteti ashkali, shkruan Gazeta Insajderi.

Insajderi nga burimet e saj brenda Institutit Mjeko Ligjor (IMK), merr vesh se 11-vjeçarit, iu kishte shqyer anusi ku më pastaj edhe kishte marr goditje me mjete të mprehta në kokë.

“Ai ka qenë i dhunuar. Ka pas anusin e shqyer edhe me mjete të forta ka qenë i goditur në kokë”, kanë thënë burimet për Insajderin.

K.Veseli ishte gjetur i vdekur më 11 korrik poshtë shkallëve të një ndërtese në rrugën “Xhemail Mustafa”, në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës kishte njoftuar se trupin e 11-vjeçarit e kishin gjetur pa shenja jete rreth orës 17:30.

Rastin për Insajderin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull (i mitur)” kishte thënë Ahmeti.

Por për këtë rast policia kishte qenë e informuar që nga janari i këtij viti. Nëna e viktimës, Makfire Veseli kishte thënë për Express, se kishte njoftuar policinë para shtatë muajve, po ashtu sipas saj të informuar kishte qenë edhe familja e të dyshuarit, Sefedin Osmani.

“Djali më dilte nëpër kanta dhe më vinte e qante më tregonte për rastin. Po unë njëherë e lashë. Nuk e lajmërova hiç policinë.  Mandej e lashë, erdhën vetë policia, që u lajmërua djali në polici. Unë kam qenë të familja jem. Kanë ardh policia e Fushë Kosovës. Edhe më thanë ‘Makfire a e din që e kanë dhunua djalin. Thashë po, djali më ka kallxu”, kishte thënë Makfrija.

Kurse Prokuroria Themelore e Prishtinës, është duke pritur rezultatet e autopsisë për të vepruar tutje me rastin.

Laureta Ulaj, Zyrtare për Mardhënie me Publikun ka thënë për Gazetën Insajderi se deri më tani nuk kanë marr ndonjë raport nga autopsia e tij. Ajo ka thënë se pas marrjes së raportit do të merren të gjitha veprimet e duhura.

“Ende nuk është ardh raporti i autopsisë dhe nuk kemi dal ende me ndonjë komunikatë po e presim raportin. Përveç që kemi informatat se viktima është gjetur pa shenja jete, ka pas shenja të dhunës në trup. Mirëpo jemi duke i pritur raportin dhe të shohim sesi kanë ardh deri tek ato shenjat në trup”, ka thënë Ulaj për Insajderin.

Gazeta Insajderi mëson se i dyshuari për vrasjen e të miturit 11-vjeçar nga Fushë Kosova është 20-vjeçari, Sefedin Osmani.

Sefedin Osmani, 20-vjeçar është arrestuar pasditën e djeshme nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet për vrasjen e 11-vjeçarit K.Veseli nga Fushë Kosova.

“Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve të vazhdueshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin e raportuar me datën 11.07.2019, e cilësuar në fillim si “vdekje e dyshimtë”, me datën 16.07.2019 rreth orës 19:55 nga njësitë policore të Stacionit Policor të Fushë Kosovës është arrestuar personi i dyshuar me inicialet: S. O. i lindur me 1999”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin e 11-vjeçarit, Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), nëpërmjet një konference për media ka kërkuar zbardhjen e vrasjes së 11 vjeçarit në Fushë Kosovë.

Drejtoresha e KOMF-it  Donjeta Kelmendi, tha se kërkojnë që Prokuroria të veprojë menjëherë për zbardhjen e rastit.

“KOMF kërkon veprime të menjëhershme nga Prokuroria për zbardhjen e rastit. Sipas Policisë së Kosovës viktima ka pasur shenja dhune. Raporti mjekësor i autopsisë ka bërë të ditur se viktima ishte dhunuar tri herë dhe plaga ka qenë e freskët. Akoma më shqetësuese mbetet se nëna e viktimës ka thënë se e ka njoftuar Policinë e Kosovës për shqetësimet se fëmija i saj ishte dhunuar nga i njëjti person”, tha ajo.

KOMF kërkon nga Inspektorati i Policisë së Kosovës që të hetojë nëse ka pasur neglizhencë nga Policia. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz