BallinaLajmeE rëndë, afgani përdhunon azilkërkuesen shqiptare

E rëndë, afgani përdhunon azilkërkuesen shqiptare

Të ngjajshme

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot opinionin publik në Austri, ku një vajzë shqiptare është përdhunuar nga një 19-vjeçar afgan. Raportohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të hënës në Traiskirchen të Austrisë, ndërsa i akuzuari u arrestua këtë të mërkurë.

Mediat lokale austriake e përshkruajnë viktimën si një “20-vjeçare ezmere”, ndërsa nuk bëhet me dije emri i saj.  Sipas hetuesve, ajo u përdhunua në një zonë të pyllëzuar ku u çua nga abuzuesi i dyshuar, pasi po ecnin te dy bashkë.

Agresori afgan e ka kërcënuar vajzën me vdekje, dhe mandej ka abuzuar seksualisht me të. Shqiptarja e cila ra pre e përdhunimit ka qenë azilkërkuese në Austri. Ajo ka qëndruar në të njëjtin kamp me abuzuesin e saj.

Ajo u vu re nga kalimtarë të rastit ndërsa ndodhej në gjendje shoku, dhe u transportua për në spital. Ndaj agresorit afgan është lëshuar një urdhër-arresti në Gjermani, dhe pritet ekstradimi në Austri. Mësohet se më herët në vitin 2016, ai ishte dënuar për abuzim me të mitur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz