E papritur! Korab Shaqiri ndahet nga bashkëshortja
BILLI·

Pas tri viteve, këngëtari Korab Shaqiri duket se i ka dhënë fund martesës së tij.
Magazina.al, nga burime të afërta me çiftin, ka mësuar se Korabi dhe Lulkaçela, i kanë dhën fund martesës.
Burimet kanë treguar se Korabi dhe bashkëshortja e tij nuk janë parë që një kohë bashkë, për më tepër ata më nuk po flasin me njëri-tjetrin, sipas të njejtave burime Lulkaçela tani më shumë rri në Shkup se sa në Prishtinë, ndërsa Korabi është gjatë gjithë kohës i angazhuar me koncerte brenda dhe jashë Kosovës, raporton Magazina.al
Korabi gjatë vikendit ka publikuar këngën e re “Dashuri e këputur”, e cila mendohet se ka ardhur si rezultat i ndarjes së tyre e që deri tani nuk dihen shkaqet që quan në divorcin e çiftit.

Lexo edheHalil Kastrati me ilahi kushtuar djalit të tij Uveisit – i prekur nga autizmi (VIDEO)















