back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaSportE pabesueshme se çfarë i ka thënë Mourinho Sir Alex Fergusonit

E pabesueshme se çfarë i ka thënë Mourinho Sir Alex Fergusonit

Të ngjajshme

Jose Mourinho ka treguar se çka i ka thënë Sir Alex Fergusonit, pas triumfit të Manchester United në Europa League.

Manchester United, arriti që pa shumë mund dhe me një lojë mirë të kontrolluar, të fitoi Europa Leaguen, duke mposhtur 2:0 Ajaxin, me golat e shënuara nga Paul Pogba dhe Henrik Mkhitaryan.

Ky ishte trofeu i vetëm i munguar në historinë e ‘djajve të kuq’, dhe ky sukses iu garanton pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e radhës.

“Bëra shaka me Fergusonin, i thash se bëra pak punë për të”, ka deklaruar Mourinho për ‘Sky Italia’

“Sepse ne tani kemi të gjithë trofetë evropian, dhe unë e fitova atë që atij i mungonte”, ka shtuar portugezi.

Tifozët e United janë duke shpresuar që Jose Mourinho të jetë një pasardhës i denjë i Sir Alexit, për të rikthyer ditët e lavdishme në ‘Old Trafford’.

Të Fundit

Sport

ShowBiz