BallinaJetëKurioziteteE pabesueshme/ Në aeroportin e Vjenës në bagazh zbulohen 88 zvarranikë, 43...

E pabesueshme/ Në aeroportin e Vjenës në bagazh zbulohen 88 zvarranikë, 43 prej tyre ishin gjarpërinj helmues

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Në aeroportin ndërkombëtar Schwechat të Vjenës nga bagazhi i një australiani që jetonte në Filipine zbulohen 88 zvarranikë të gjallë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria e Financave, një ditë më parë oficerët doganorë në aeroport gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhet e një udhëtari konfiskuan 88 zvarranikë të gjallë nga të cilët 43 prej tyre gjarpërinj helmues.

Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se 20 nga kafshët ishin gjallesa të rrezikuara nga zhdukja të cilët vinin nga Filipinet për t’u shitur në mënyrë të paligjshme në Gjermani.

Kafshët u dërguan në kopshtin zoologjik Schönbrunn në Vjenë dhe në qendrën e zvarranikëve në Klagenfurt. Ndaj personit që kryente trafikimin e kafshëve u hap hetim me akuzat për trafikim dhe tregti në mënyrë të jashtëligjshme të llojeve të kafshëve që jetojnë në natyrë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz