“Nëse futbolli kosovar ka pasur ndonjë kapiten të vërtetë në periudhën e pasluftës, atëherë ai është Haxhi Zeka. Nëse klubi i Besës e ka pasur ndonjë futbollist pothuajse përjetësisht besnik, atëherë ai është Haxhi Zeka”, kështu niste shkrimi i një media në Kosovë që po njoftonte pensionimin e Haxhi Zekës në vitin 2014.
Ky epitet, është bërë edhe më kuptimplotë sot, me Haxhi Zekën që ka vendosur t’i rikthehet futbollit, për të ndihmuar skuadrën e tij të zemrës, KF Besën.
Zeka është rikthyer në futboll në moshën 43 vjeçare, katër vite pas pensionimit, për të ndihmuar KF Besën në luftën për mbijetesë.
Por, rikthimi i tij nuk është që e ndihmoi skuadrën pejane, që u mposht 0-2 nga Flamurtari./Lajmi.net/
- Advertisement -
