Është dëmtuar tabela e projektit të ndërtimit të fabrikës së kërpudhave në Krajkovë të Drenasit, një ditë pasi është vënë gurthemeli i kësaj saj.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Durim Neziri, shef i shtabit zgjedhor të Aleancës Kosova e Re në Drenas.
Neziri ka treguar se lajmin e ka marrë sot në mëngjes, ndërsa për këtë çështje ai tha se e ka lajmëruar edhe Policinë në Drenas të cilët janë duke e hetuar rastin, njofton Klan Kosova.
Gurthemeli i kësaj fabrike është vënë dje nga lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli së bashku me kandidatin e AKR – së për këtë komunë, Ilmi Thaçin.