E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA’së Anu Pratipatti ka vizituar Gazetën Express dhe T7, pas pak intervista eksluzive

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA’së në Prishtinë, Annu Prattipati, ka vizituar të hënën Gazetën Express dhe Televizionin 7, ku edhe u është përgjigjur disa pyetjeve rreth zhvillimeve aktuale në vend.
Në intervistën që do të publikohet pas pak në Gazetën Express, Pratipatti e ka bërë të qartë qëndrimin amerikan për krizën politike( ngërçin në formimin e institucioneve), dhe për atë se si duhet të tejkalohet.
Prattipati ka folur edhe për raportet e SHBA me Qeverinë Kurti, çështjen e ndërtimit të dy urave mbi lumin Ibër, zgjedhjet e 12 tetorit pjesëmarrjen e Listës Srpska në to dhe qasjen e administratës Trump ndaj Kosovës.
“Administrata Trump ka qenë shumë e qartë: përparësi i jepet sigurisë, stabilitetit dhe marrëdhënieve të drejta ekonomike. Nëse qeveria e Kosovës ndan këto prioritete dhe angazhohet për paqe e stabilitet, hapen mundësi të mëdha për bashkëpunim’, ka theksuar diplomatja.

Lexo edheReal Madridi ka finalizuar tashmë nënshkrimin e parë për vitin 2026
Ajo po ashtu ka komentuar rreth hezitimit ndërkombëtar për të ndërhyrë më shumë në proces duke përmendur arsye konkrete për këtë dhe duke u dhënë porosi për krerët e partive.
Diplomatja amerikane në Prishtinë nuk ka preferuar të diskutojë se çfarë mund të jetë aktgjykimi që pritet së shpejti të bëhet publik nga Gjykata Kushtetuese, duke thënë se vendimet e këtij institucioni duhet të respektohen dhe se institucionet duhet të formohen në përputhje me këto vendime.
Intervista e plotë pas pak në Gazetën Express.














