back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaJetëE ndalin pasi po fliste në telefon derisa po voziste, 35-vjeçari tërheq...

E ndalin pasi po fliste në telefon derisa po voziste, 35-vjeçari tërheq zvarrë me veturë policin – kamera filmon gjithçka

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Një ngjarje e pazakontë është filmuar nga kamera e sigurisë në një rrugë në Dunwoody të Georgia, SHBA, ku shoferi i një veture e tërheq zvarrë për qindra metra, vetëm dhe vetëm që të mos përfundojë në prangat e tij pas një ndalese që i është bërë për shkak të përdorimit të telefonit gjatë ngasjes.

- Advertisement -

Autoritetet e sigurisë kanë zbuluar emrat e dy zyrtarëve policorë dhe burrit, që akuzohet për lëndim trupor të zyrtarit policor. E gjitha ndodhi kur ai u ndalua nga policia pasi po bisedonte me telefon derisa ishte prapa timonit, transmeton Telegrafi.

Ishte polici Nathan Daley që ndali 35-vjeçarin Derrica Alexander Simpson, i cili kishte shkelur rregullat e trafikut. E nga frika se do të përfundojë prapa grilave, kishte vendosur të largohet me shpejtësi derisa polici ishte afër dritares së veturës në të cilën arriti të kapet.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai është tërhequr zvarrë për qindra metra nëpër autostradë, derisa në një moment përfundoi në tokë kur i arratisuri e goditi një veturë tjetër.

Megjithatë, kolegu i tij ka arritur ta shpëtojë kolegun e tij që raportohet se ka pësuar vetëm lëndime të lehta, si dhe ta arrestoj 35-vjeçarin që mendoi se do ta ketë të lehtë t’iu ikë policëve. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz