BallinaLajmeE mohon Vuçiq: Nuk kam propozuar ndryshim kufijsh

E mohon Vuçiq: Nuk kam propozuar ndryshim kufijsh

Të ngjajshme

E jashtëzakonshme: 16-vjeçari Erblin Osmani debuton me Bayernin

Mesfushori i talentuar i akademisë së Bayern Munichut, me...

Putini në mbështetje të Iranit: Rusia qëndron pranë si partnere besnike

Presidenti rus Vladimir Putin i uroi udhëheqësit iranianë për...

Të shtënat në Klinë: Vëllai e plagosi vëllain

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në...

Plani sekret i Danimarkës në rast pushtimi amerikan të Groenlandës

Një plan i fshehtë i autoriteteve daneze për të...

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për televizionin Russia Today, Vuçiç shprehet se kurrë nuk ka propozuar ndarje mbi baza etnike, por vetëm zgjidhje dialogu.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: Nuk kam përmendur kurrë ndonjë lloj ndarjeje mbi baza etnike. Gjithmonë kam thënë vetëm një fjali. Na duhet të gjejmë një zgjidhje kompromisi mes serbëve dhe shqiptarëve, që nënkupton se shqiptarët nuk duhet të jenë ata që marrin gjithçka dhe serbët mos marrin asgjë.

Kreu i shtetit serb akuzon Bashkimin Europian për përdorim të dy standardeve, me qëndrimin kundër shkëmbimit të territoreve pasi i druhen shpërthimit të konflikteve.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: Në 2008-ën njohën pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Nga ju lindi kjo e drejtë? Atëherë nuk u quajt hapje e kutisë së Panodrës, ndërsa tani po, edhe nëse shqiptarët dhe serbët bien dakord. Kjo është hipokrizi.

Por presidenti serb nuk përmend në asnjë rast masakrat e ushtrisë serbe ndaj civilëve në luftën e Kosovës në vitet ’98 – ’99, që shërbyen si baza për shpalljen e pavarësisë. Megjithatë Vuçiç tha se mbështet me vendosmëri rrugën europiane të Serbisë, pavarësisht se Kosovën e konsideron si çështjen kryesore që duhet zgjidhur në këtë rrugëtim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz