back to top
Friday, March 13, 2026
BallinatoplajmiE mira kthehet me të mirë: Kosovari ofron shtëpinë e tij për...

E mira kthehet me të mirë: Kosovari ofron shtëpinë e tij për banim, për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Të ngjajshme

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime...

“Një ditë historike”, Roma po bëhet me stadium të ri, aprovohet projekti

Këshilli i qytetit të Romës ka votuar pro miratimit...

Defekti në nënstacionin e Bibajt lë pa rrymë një pjesë të Ferizajt

Një pjesë e konsumatorëve në Ferizaj kanë mbetur pa...

Shqipëria po përballet me gjendje të jashtëzakonshme natyrore pasi po goditet nga tërmete të fuqishme me shkallë të lartë të rihterit.

Vetëm dje, Shqipëria u godit nga dhjetëra tërmete, më i madhi ishte me shkallë 5.8 deri në 6 të rihterit, gjë që shkaktoi qindra lëndime në njerëz dhe dëme të mëdha materiale, shkruan Reporteri.net

E duke parë gjendjen e jashtëzakonshme që po kalojnë shqiptarët, në ndihmë kanë dalë edhe kosovarët, të cilët nuk kanë harruar ndihmën që Shqipëria i kishte ofruar atyre gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Mediumi JOQ Albania përmes rrjetit social në Facebook, ka njoftuar se një qytetar i Prizrenit ka shprehur gjendje gatishmërie ta lëshojë shtëpinë e tij për t’iu dalë në ndihmë familjeve që janë prekur nga tërmetet.

“E mira kurr nuk harrohet mos te harrojm vitet e 99 ta , shpresojm te zoti i plotfuqishem”, ka shkruar qytetari.

Ndryshe, shtëpia gjendet në një fshat të Prizrenit, vetëm 17 km larg qytetit./Reporteri.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz