back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditE mbijetuara e dhunës seksuale: Isha 11 vjeçare, serbi më dhunonte si...

E mbijetuara e dhunës seksuale: Isha 11 vjeçare, serbi më dhunonte si kusht për të më dhënë bukë-Pas martesës përjetova edhe dhunë fizike

Të ngjajshme

Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

Kur Kateryna Yesypchuk përfundoi ndërrimin e saj të parë...

Probleme për Barcelonën, Lewandowski mungon në ndeshjet e para të sezonit

Barcelona është në ankth për gjendjen fizike të sulmuesit...

Një polic lëndohet në përpjekje për të shuar zjarrin në Kamenicë

Një polic është lënduar gjatë përpjekjes për të shuar...

Vidhet një veturë në Podujevë

Një veturë e tipit “VW Passat” me targa vendore...

Lëndohet polici gjatë shuarjes së një zjarri në Kamenicë

Një zjarr fushor është raportuar të ketë shpërthyer të...

Një tjetër e mbijetuare e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë ka ndarë historinë e saj.

Ajo për rtv dukagjini ka treguar se ishte vetëm 11 vjeçe kur u dhunua nga ushtarë serbë, njëri prej të cilëve e njihte që para luftës. Ky person, të cilin e përmend me emrin “Gjura”, kishte punuar më herët me babain e saj.

Derisa mendonte se babai ishte i vdekur, ajo më pas e pa të gjallë në një stacion policie ku po mbahej peng nga forcat serbe, pasi kriminelët kishin marrë atë dhe nënën e saj.

“Fiks Gjura ka qenë. Tri ditë e tri netë… Nëna në një dhomë, unë në një dhomë tjetër, që ishte një stallë lopësh. Na morën atë ditë kur e gjuajtën nga djepi vëllain tim. Aty e futën nënën në kerr, katër me maska, Gjura si ‘bos’, me grada në krah, i rrihte gjoksin dhe u kthyen të më merrnin mua”, ka rrëfyer ajo.

Ajo tregon se vendi ku u çuan ishte përdorur si “stacion dhunimi” për gratë dhe vajzat shqiptare.

“Aty kishte vetëm kashtë në dysheme, rroba dhe sende të grave. Gjura tha ‘lema mu këtë të renë’… dhe më pas nuk e dija ku po më çonin”, tha ajo.

Sipas saj, dhunuesi i kërkonte ta zhvishte dhe i siguronte ushqim vetëm nëse pranonte kushtet e tij.

“Tha: shpërthekomi pullat e këmishës. Nuk munda… duart nuk më punonin. Sot nuk e dua burrin, nuk kam dëshirë as për jetën intime. Ai më detyronte që edhe kur të kthehesha, duhej prapë ta kënaqja nëse doja ujë ose ushqim”, shtoi e mbijetuara.

Kur u takua përsëri me nënën pas largimit të ushtarëve, ajo e gjeti atë të lënduar dhe me shenja në gjithë trupin.

Pas luftës, nëna e saj e fejoi në moshën 21-vjeçare me një burrë që fillimisht e pranoi të kaluarën e saj.

“Në takimin e parë, nëna i tha të vërtetën: ‘Kjo është vajza ime deri sot’. Ai e pranoi. Por me kohën, qëndrimi i tij ndryshoi dhe filloi dhuna fizike. Nga 16 vite martesë, 11 i kalova me prindërit e tij. Dhuna e luftës u zëvendësua nga dhuna në familje”, ka treguar ajo.

Sipas saj, problemet u thelluan kur vëllai i bashkëshortit kërkoi të martohej me motrën e saj, kërkesë që ajo e refuzoi.

“Hyri inati, pse nana nuk ia dha vajzën. Ai më tha para të gjithëve: ‘Po hajt se veç unë të kam marrë ashtu si je kanë’”, kujton ajo.

Pasi vjehrri mori vesh për dhunën që ajo kishte përjetuar gjatë luftës, e përzuri nga shtëpia.

- Advertisement -

Të Fundit