Andrei Arshavin ishte një ndër lojtarët më të spikatur të viteve 2008-2010. Ai bëri një paraqitje të shkëlqyer në Europianin e vitit 2008 me Rusinë dhe më pas shkëlqeu dhe me Arsenalin në Premier League.
Në vitin 2008, ai ishte dhe në listën e “Topit të Artë”, ku u rendit në vendin e 6.
Por sot, gjërat nuk janë më njësoj për Arshavin. Karriera e tij ka marrë “tatëpjetën”. Lojtari që sot është 36 vjeç, luan me ekipin e Kairatit, në Kazakistan, por tashmë ai është kthyer në një lojtar stoli.
Në ndeshjet e fundit, Arshavin ka patur shumë pak minuta, të gjithë si zëvendësues. Lojtari është drejt fundit të karrierës së tij dhe pritet që të tërhiqet nga futbolli.