platforma për shërbime e-Kosova, tani edhe mund të shkarkohet si aplikacion.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, shkruan IndeksOnline.
Nga certifikatat e deri të aplikimi për grante e shtesa, tani mund të kryhen si shërbime përmes aplikacionit që është i disponueshëm si në iOS, ashtu edhe në Android.
“e-Kosova tani edhe si aplikacion mobil për iOS dhe Android.
Me më shumë se 1 milion përdorues të regjistruar dhe mbi 220 shërbime elektronike të zhvilluara, eKosova është dritarja jonë digjitale për qytetarët dhe bizneset.
Certifikatat e gjendjes civile, certifikatat e pronës dhe kopjet e planit, obligimet e tatimit në pronë e gjobat në trafik, vazhdimi i regjistrimit të veturës, certifikata për historinë penale, aplikimet për shtesa, benefite, grante e subvencione, pagesat elektronike, e së fundmi edhe raporti kreditor – të gjitha këto shërbime dhe shumë të tjera tani janë në dispozicion online në e-Kosova, më lehtë se kurrë më parë!
Vazhdojmë me digjitalizimin për shërbime më të mira për të gjithë!” njoftoi Kurti.