back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajme“E korite emrin e babës, të ka përdorur pushteti” – Hoti reagon...

“E korite emrin e babës, të ka përdorur pushteti” – Hoti reagon ndaj kritikave pas propozimit për ministër

Të ngjajshme

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka reaguar ndaj kritikave që i janë bërë pas propozimit për ministër.

Ai tha se disa reagime, që përmendin edhe emrin e babait të tij, Ukshin Hotit, i ngjallin neveri tash e shumë kohë.

“Fatkeqësisht, sot duhet të dal nga heshtja ime e zakonshme dhe të them disa bindje që i kam mbajtur për shumë kohë brenda vetes. Pas shumë reagimeve, shumicës prej të cilëve u jam mirënjohës – urimet e shumta apo edhe kritikat njerëzore – sot ndjej nevojën të sqaroj disa gjëra. Janë disa reagime që më ngjallin neveri tash e shumë kohë,” tha ai.

Hoti përmendi disa komente që kanë qarkulluar ndaj tij, si: “Deri sot kam pas respekt për ty si djalë i Ukshin Hotit, por prej sot jo më”, “E korite emrin e babës”, “Të ka përdorur pushteti”, “Je shitur për interes”.

Ai theksoi se këto fjalë nuk tregojnë shqetësim apo dashuri për idealin, por zhveshin nga çdo vlerë njerëzore respektin e rremë që disa paskan pasur.

“Është e neveritshme kur dikush e lidh respektin ndaj një njeriu me bindjen e vet politike. Pra, unë paskam qenë ‘i mirë’ sa kohë mendoja si ata, dhe ‘i keq’ sapo mendova vetë,” shkroi Hoti.

Ai gjithashtu u shpreh se është aty ku mendon se mund të japë kontributin e tij më të mirë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz