back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaBotëE konfirmuar: Rusia përjashtohet nga SWIFT, ngrihen asetet e oligarkëve rusë

E konfirmuar: Rusia përjashtohet nga SWIFT, ngrihen asetet e oligarkëve rusë

Të ngjajshme

Reali mund ta humbë në tavolinë lojën me Osasunën, zbulohet arsyeja

Ndeshja e parë e Franco Mastantuonos me fanellën e...

Peci: Opozita e bashkua kundër Donika Gërvallës, vajzës së heroit

Ministri në detyrë, Faton Peci, ka deklaruar se dështimi...

Opozita shpërthen në të qeshura kur Vetëvendosje propozon Donika Gërvallën për kryeparlamentare

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Donika Gërvallën për postin e...

Rregulla të reja për hyrje në vendet e BE-së

Edhe pse ende nuk ka hyrë në fuqi, leja...

Kryetarja e Komisionit Evropian ka konfirmuar shkëputjen e rrjetit SWIFT për disa nga bankat e Rusisë, dhe ngrirjen e aseteve të oligarkëve rusë.

Kjo vjen si ndëshkim për veprimet e agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës për këto tri ditë.

”Së pari, ne angazhohemi të sigurojmë që një numër i caktuar bankash ruse të hiqen nga SWIFT. Kjo do t’i ndalojë ata të veprojnë në mbarë botën dhe do të bllokojë në mënyrë efektive eksportet dhe importet ruse. Së dyti, ne do të paralizojmë asetet e bankës qendrore të Rusisë. Kjo do të ngrijë transaksionet e saj. Dhe kjo do ta bëjë të pamundur që Banka Qendrore të likuidojë asetet e saj. Dhe së fundi, ne do të punojmë për të ndaluar oligarkët rusë të përdorin asetet e tyre financiare në tregjet tona. Putin u fut në një rrugë që synon të shkatërrojë Ukrainën. Por ajo që po bën gjithashtu, në fakt po shkatërron të ardhmen e vendit të tij”, shkroi Von der Leyen në postimin e saj në Twitter.

class=”twitter-tweet twitter-tweet-rendered”>

Më herët konfirmimin për shkëputjen e Rusisë nga ky rrjet e dhanë edhe shtetet e mëdha si SHBA’të, Britania, Gjermania, Kanadaja, Italia, Franca./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz