back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeE konfirmuar nga MASHT, do të ndëshkohen pesë administrues të testit të...

E konfirmuar nga MASHT, do të ndëshkohen pesë administrues të testit të Maturës

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Pas rajonit të Ferizajt dhe Gjilanit, sot është mbajtur dita e dytë e testit të Maturës Shtetërore 2018 në rajonin e Prishtinës. Në bazë të informatave të pranuara nga komisionarët dhe administruesit e testit, procesi i gjithë ditës së sotme ka shkuar mirë, me disa parregullsi të vogla.

Deri më tani, nga tri rajonet ku është zhvilluar testi i Maturës, pra në Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë, janë evidentuar gjithsej pesë administrues, të cilët kanë punuar në kundërshtim me përgjegjësitë e tyre dhe MAShT shumë shpejtë do të bëjë publikim e emrave të tyre dhe do të marrë masa ndëshkuese konform vendimit dhe legjislacionit në fuqi.

Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve edhe dhjetëra maturantë janë përjashtuar nga testi për arsye të përdorimit të telefonave në qendrat e testimit.

Ndërsa, rastet tjera të parregullsive të shënuara gjatë këtij procesi, Ministria me kohë i ka raportuar në organet kompetente.

Të Fundit

Sport

ShowBiz