back to top
Saturday, October 18, 2025
BallinaLajmeE konfirmon Zv. Sekretarja e NATO-s: Kosova s’kishte kërcënime sigurie nga dronët...

E konfirmon Zv. Sekretarja e NATO-s: Kosova s’kishte kërcënime sigurie nga dronët serbë

Të ngjajshme

Basha viziton anëtarët e aksidentuar të KQZ-së, u ofron mbështetje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, së bashku...

Balotazh në Prizren mes PDK-së e VV-së – ja kandidatët më të votuar për asamble

Në Prizren janë procesuar 231 nga gjithsej 236 vendvotime,...

Ronaldo humb penallti, por më pas shënon supergol me Al Nassr

Skuadra e Al Nassr është duke fituar 4:1 ndaj...

Kevin Federline zbulon se sa para fitoi nga divorci me Britney Spears

Kevin Federline ka zbuluar detaje rreth situatës së tij...

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, i ka hedhur poshtë pretendimet se Serbia e ka shkelur hapësirën ajrore të Kosovës me dronë.

Shekerinska në një intervistë për klankosova u pyet se “institucionet e Kosovës, kohëte e fundit, në ditët e sotme, kanë deklaruar se Serbia e ka shkelur hapësiren ajrore të Kosovës me dronë, cili është qëndrimi i juaj për këtë”.

Ajo u përgjigj duke thënë se “unë mund të konfirmoj vetëm se nuk kishte kërcënime sigurie në këtë drejtim”.

“Ne nuk bëjmë komente për raportet e këtij lloji. Por ajo që është e sigurt është se KFOR-i është vërtet përgjegjës për vëzhgimin e hapësirës ajrore të Kosovës. Dhe unë mund të konfirmoj vetëm se nuk kishte kërcënime sigurie në këtë drejtim”, u shpreh ajo.

Tutje, ajo tha se fakti që Kosova nuk kishte kërcënime sigurie është gjë e dobishme dhe se “ky është informacioni që ne jemi më shumë se të gatshëm ta ndajmë me publikun”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz