E konfirmon Selmanaj: Së shpejti nënshkruhet marrëveshja për koalicion, ja kur do të votohet Qeveria!

LDK, AAK dhe Nisma tashmë janë afër për finalizimin e marrëveshjes për koalicionin qeverisës.
Këtë për GazetaBlic e ka konfirmuar sot deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj.
Sipas Selmanajt, javën e ardhshme pritet që të votohet edhe qeveria e re e përbërë nga LDK, NISMA, AAK, së bashku me pakicat.
“Është përafru dhe kur të rregullohen të gjitha detajet, qeveria do të votohet javën e ardhshme qeveria e re, takime të vazhdueshme kemi patjeter, tashmë po e presim vetëm finalizimin e saj”, tha Selmanaj
Gjatë ditës së sotme kundër hyrjes në këtë koalicon është shprehur lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se nuk janë të interesuar të hyjnë në këtë qeveri me një përbërje të tillë.
Lexo edheProkuroria nis hetimet për incidentin gjatë mbledhjes së Bordit të Telekomit
Kujtojmë se tashmë me miratimin e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë besimin që të udhëheqë me ekzekutivin, derisa tashmë është bërë edhe ndarja e ministrive.
Ministrinë e Jashtme, do ta drejtojë Meliza Haradinaj; Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuqi; Ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, dhe ministrinë e Arsimit, Ramë Lika. Ndërsa, zëvendës i kryeministrit Avdullah Hoti, nga AAK do të jetë Besnik Tahiri.














