back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeE konfirmon Gjykata Speciale: Jakup Krasniqi transferohet në Hagë

E konfirmon Gjykata Speciale: Jakup Krasniqi transferohet në Hagë

Të ngjajshme

Prishtina e kalon periudhën e mjegullave, sonte me ajër më të mirë

Pas disa ditësh të shoqëruara me mjegull dhe ndotje...

Gresa shfaqet e lumtur në shoqëri të dashurit të saj

Modelja e njohur nga Kosova, Gresa Hoti është shumë...

Shkurta: Dolce është më fallco se të gjithë

Konkurrentja e edicionit të katërt të Big Brother VIP...

Abdixhiku: Udhëheqësit e VV-së s’kanë kauzë politike, ata mbesin gjallë me sharje e fyerje

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku...
- Advertisement -

Gjykata Speciale e ka konfirmuar se Jakup Krasniqi është transferuar për në Hagë, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Krasniqi i cili u arrestuar sot në shtëpinë e tij në Prishtinë, është transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Arrestimi u krye nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe në zbatim të fletarrestimit dhe urdhrit për transferim, të lëshuara nga gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në kryerjen e arrestimit, ZPS-ja pati mbështetjen operative dhe logjistike të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në pajtim me mandatin e vet dhe me legjislacionin e Kosovës. Edhe Policia e Kosovës (PK) dha mbështetje operative për ZPS-në.

Në kohën e duhur do të jepet informacion i mëtejshëm duke përfshirë informacion mbi publikimin e aktakuzës me redaktimet e nevojshme. Në pajtim me rregullën 88 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit”, thuhet në komunikatën e tyre.//gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz