back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaRegjionaleDrenasE kërkonte policia për grabitje të armatosur, arrestohet Rama nga Drenasi

E kërkonte policia për grabitje të armatosur, arrestohet Rama nga Drenasi

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Mbrëmjen e 18 dhjetorit të vitit të kaluar, tre persona të armatosur kishin ndaluar veturën në pikën e karburantit “Petrol Slovenija” në Sankoc të Drenasit, me qëllim kryerjen e grabitjes.

Të dyshuarit nën kërcënimin e armëve kishin arritur të marrin paratë nga punëtorët e pompës për të ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia kishte siguruar prova të mjaftueshme nga kamerat e sigurisë për të identifikuar grabitësit.

Dy prej të cilëve ishin arrestuar dy ditë pasi kishin kryer grabitjen, ndërsa njëri nga ta deri të shtunën e fundit ishte në arrati, raporton IndeksOnline.

Policia ka arritur të arrestojë M.Ramën nga Drenasi me dyshimin e bazuar se i njëjti ishte i përfshirë në grabitjen e ndodhur para një viti.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë konfirmuar se me urdhër të prokurorit të shtetit, Rama është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim të radhës të organeve të drejtësisë.

Rikujtojmë se në rastin e arrestimit të dy të dyshuarve të parë, policia kishte konfiskuar: një pushkë automatike me 9 fishekë, një karikator i pistoletës me një fishek, katër fishekë të ndryshëm, dy predha, rroba, kapela, dorëza dhe një çantë, të cilat dyshohet se janë përdorur në raste. Pas intervistimit që të dy të dyshuarit me vendim të prokurorit ishin dërguar në mbajtje./IndeksOnline/

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz