Juventus pret një përforcim nga Paris Saint-Germain. Bardhezinjtë kanë rritur interesimin për një objektiv të vjetër.
Mediat italiane raportojnë se kampioni i Serie A është në negociata për transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Blaise Matuidi.
Mino Raiola, menaxher i Matuidi ka zhvilluar kontaktet e para me “bardhezinjtë” në lidhje me transferimin e mesfushorit në Torino.
Matuidi ishte objektiv i Juventusit edhe në verën e vitit të kaluar.
