Shkruan Afrim J. Berisha
Po, e kam pa, kam pa edhe çka syni s’don e s’kish dashtë kurrë me pa!…
E kam pa shpinë tu u kallë, e familje tu bertitë, piskatë e tu vajtu!… Kam pa ushtarë Serb që ua shqynin nanave tona veshtë tu u’a ngrehë vathët për me ua marrë dukatin, kur ua këputnin zingjirët e dukatit në qafë!…
Kam pa edhe kur i torturonin nanat tona për me tregu ku i kanë burrat e me tregu ku janë UÇK-ja, kam pa tu e vendos fminë në kashtë e tu e dhezë kashtën për me i detyru nanat tona me tregu krejt çka dinë ose fmia u djegke.
Kam pa trupa e eshtna t’njerzve t’djegun!… Kam pa edhe kur në prezencë tonën i rrahnin familjarët tanë e pastaj disa prej tynve i djegën në shupa e ahure t’bagëtive!…
Kam pa qysh “flihet” me mbi 30 persona në një dhomë 4m me 4m!… Kam pa njerëz që janë çmend e veç kanë keshë në krejt atë t’merr!..
Kam pa çka s’kallxohet e s’përshkruhet me gojë edhe nëse flasim me vite!
Kosovë 1999.