E furnizoi me ketaminë Perry-n, dënohet me dy vjet burgim Fleming

“I sigurova ketaminë Matthew Perry-t sepse doja paratë dhe sepse mendoja se po i bëja një nder një miku”, shkroi Fleming në një letër drejtuar gjykatës së Los Angeles-it.
“Nuk e kam menduar kurrë rezultatin më të keq të mundshëm. Ky gabim i tmerrshëm do të më përndjekë përgjithmonë”, tha ai, transmeton Indeksonline.
Fleming është një nga pesë të dyshuarit në këtë çështje. Të pesë të pandehurit kanë pranuar fajësinë.

Lexo edheFinalja e Kupës së Botës FIFA 2026/ Pjesëmarrës Madonna, BTS dhe Shakira
Fleming punoi me Jasveen Sangha, e njohur edhe si “Mbretëresha e Ketaminës”. Sangha u dënua me 15 vjet burgim në prill. Doktori Salvador Plasencia mori një dënim me dy vjet e gjysmë burg për furnizimin e aktorit me ketaminë. Një mjek tjetër, Mark Chavez, mori tetë muaj arrest shtëpiak.
Perry u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles në vitin 2023. Sipas hetimit, ai vdiq nga “efektet akute të ketaminës”. Aktori është i njohur për rolin e tij si Chandler Bing në sitcom-in Friends. Ai u nominua gjithashtu dy herë për një çmim “Emmy” për rolet e tij në serialin The West Wing (2003) dhe filmin The Ron Clark Story (2006)./Indeksonline/














