BallinaLajmeE fitoi komunën pa balotazh më 2017, por mposhtet keq nga VV...

E fitoi komunën pa balotazh më 2017, por mposhtet keq nga VV edhe në fshatin e lindjes

Të ngjajshme

Ushqimi “që pastron arteriet” sipas mjekut: EPA më efektiv se aspirina?

Një mjek ka pretenduar se një ushqim i thjeshtë,...

Mahrez drejt rikthimit në Evropë

Riyad Mahrez mund të jetë pranë largimit nga Al-Ahli,...

Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shëndetësore

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim...

Lëndohet Florent Muslija!

Florent Muslija ka pësuar një lëndim. Mesfushori i Kosovës, u...

Njëra nga befasitë e zgjedhjeve është komuna e Vitisë, ku Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para. Në qytetin e Anamoravës, me të cilën udhëheq LDK që nga viti 2013, partia e Kurtit ka marrë në total 57,27% të votave, shkruan Reporteri.net.

LDK e Vitisë që udhëhiqet nga Sokol Haliti, njëherit edhe kryetar i komunës, ka marrë vetëm 21,19% të votave.

Përkthyer në vota, LVV ka marrë 11.000 vota, ndërkaq LDK ka mbledh pak më shumë se 4.070 vota.

Humbja bëhet edhe më e rëndë kur shikohen rezultatet në fshatin prej nga vjen i pari LDK-së dhe i komunës.

Haliti, që fitoi pa balotazh në zgjedhjet lokalë të 2017, nuk arriti të fitoj në fshatin e lindjes.
Kjo pasi VV e mposhti atë në Beguncë me dallim të madh.

Në Beguncë VV arriti të mbledh në total 451 vota, ndërkaq LDK e udhëhequr nga Haliti mblodhi 246 vota.

Në përqindje, VV ka fituar 54% të votave në fshatin e lindjes së Halitit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz