back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaSportE fali grabitsin që ia vodhi shtëpinë dhe i gjeti punë, Salah...

E fali grabitsin që ia vodhi shtëpinë dhe i gjeti punë, Salah është hero

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Luftoi me veten për të qenë i disponueshëm për ndeshjen në “Etihad” dhe jo vetëm që ia doli, por u bë sërish protagonist. “Siti ushtronte presing shumë lartë dhe pati mjaft raste, por ne u rikthyem dhe luajtëm fort për të arritur një fitore të merituar”, tha Mohamed Salah pas ndeshjes.

Edhe njëherë modest autori i 39 golave për Liverpulin këtë sezon: “Unë përpiqem të luaj për skuadrën dhe shënoj në çdo ndeshje. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”.

HISTORIA – Në sytë e tifozëve të Liverpulit është një hero, por i tillë është edhe në vendlindjen e tij, Egjipt. Mohamed Salah vulosi edhe një herë fatin e skuadrës së “reds”-ave mbrëmjen e djeshme në “Etihad” dhe në fshatin e tij Nagrig, një vend i vogël mes Aleksandrisë dhe Kajros shpërtheu festa, shkruan panoramasport.

Në rini Salah luante për Aleksandrinë kur një episod i pakëndshëm ndodhi me jetën e tij. Familja e tij u grabit dhe autori u vu përpara drejtësisë pak ditë më vonë, pas denoncimit të babait të Mohamed.

Por i biri i tij kishte plane të tjera: ai i kërkoi të atit që ta tërhiqte denoncimin. Dhe nuk u mjaftua me kaq. Salah i dha të holla grabitësit dhe më vonë bëri edhe një tjetër gjest të paprecedent, i gjeti një punë. Një histori që e zbulon “DailyMail” dhe që tregon shumë për karakterin e 25-vjeçarit, i cili u bë dje edhe një herë heroi i tifozëve dhe vendit të tij, duke dërguar 5 herë kampionët në gjysmëfinale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz