E donin djalë, çifti braktis vajzën e porsalindur, momenti kur policia e gjen në koshin e mbeturinave
BILLI

Lexo edhe“Mos u frikëso, mama!”: Gruaja gjen veten ‘duke notuar me peshkaqenin’ – pamjet e momentit të frikshëm

Sipas raportimeve foshnja ishte braktisur nga babai i saj vetëm pak orë pasi kishte ardhur në jetë, sepse familja tanimë i kishte dy vajza. Prania e vajzës në afërsi të koshit u vu re nga një pastrues rruge, i cili sapo e pa telefonoi menjëherë policinë.
Prindërit e të miturës janë arrestuar menjëherë nga policia dhe mbi to rëndon akuza e braktisjes. Në polici, nëna e fëmijës, e identifikuar si një 21-vjeçare e quajtur Li, tregoi se ajo dhe familja e burrit ishin zhgënjyer së tepërmi kur zbuluan se kishte lindur vajzë.
Ndërsa babai i quajtur Zhang, rrëfeu para hetuesve se “ëndrra e tij për të pasur një djalë u copëtua” kur lindi vajza e tretë.

Lexo edhe“Mos u frikëso, mama!”: Gruaja gjen veten ‘duke notuar me peshkaqenin’ – pamjet e momentit të frikshëm
Të pasurit djalë në familje, lidhet me një traditë të lashtë kineze, në të cilën thuhet se ai do të mbajë lart emrin e familjes.