Artistja shqiptare Egli Tako ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh të ndjerë me rastin e Pashkëve Ortodokse.
Në postimin e saj, ajo zbulon edhe një detaj personal mbi besimin dhe identitetin e saj shpirtëror, shkruan Indeksonline.
“Gëzuar Pashkët Ortodokse! Ky është besimi im, ku u pagëzova edhe me emrin Aleksandra! Uroj t’ju sjellë të gjithëve paqe, dashuri, e t’ju afrojë më pranë Zotit. Krishti u ngjall! Amen!”, shkruan ajo.
Mesazhi i artistes është pritur me reagime pozitive nga fansat, duke marrë replika e shumë dashuri në këtë festë të shenjtë./Indeksonline/
