E dhimbshme: Varroset mësuesja 24 vjeçare nga Mitrovica që vdiq në gjumë
03

Lexo edheI jepet lamtumira e fundit mësueses nga Mitrovica

Para pak minutash i është dhënë lamtumira e fundit mësueses 24 vjeçare nga Mitrovica, Lindita Preteni.
Varrimi i saj u bë para pak minutash në varrezat e qytetit në Shipol, shkruan Reporteri.net.
Reporteri kishte mësuar gjatë ditës se e ndjera pasi kishte ngrënë syfyr kishte fjetur dhe pastaj ishte gjetur e vdekur në shtrat.

Lexo edheI jepet lamtumira e fundit mësueses nga Mitrovica
Sidoqoftë, lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Facebook nga faqja e shkollës ku punonte, ku në njoftim thuhet që sot ka ndërruar jetë mësuesja Lindita Preteni.
Ndryshe, qyteti i Mitrovicës është tronditur nga kjo vdekje e befasishme, për çka edhe në varrim kanë marrë pjesë një numër i madh mitrovicasish./Reporteri.net