back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeE dhimbshme: Ndërron jetë në moshë të re punonjësi i RTK-së

E dhimbshme: Ndërron jetë në moshë të re punonjësi i RTK-së

Të ngjajshme

KEK e konfirmon se njësia A3 është jashtë funksionit por thonë se nuk mund të mbesim në terr

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se aktualisht...

Rexhepi: BE konfirmon shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës,...

Merz në Ukrainë: Jam skeptik ndaj disa detajeve që vijnë nga pala amerikane

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pati bisedime sot me kryeministrin...

Dogana konfiskon 153 artikuj medicionalë pa banderola në Ferizaj

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë kryer kontroll...

Ka ndërruar jetë punëtori i Radio Televizionit të Kosovës, Burim Mirena.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët dhe sindikata e punëtorëve të televizionit publik.

Përmes një njoftimi, nga sindikata e RTK-së, kanë deklaruar se Mirena ishte një profesionist i dalluar.

“Sindikata e Pavarur e RTK-së, me pikëllim e dhimbje të thellë ka marrë lajmin pë ikjen e parakohshme nga jeta të kolegut tonë Burim Mirena. Burimi, përveç që ishte një profesionist i dalluar në njësinë e Titrimit dhe TI-së, ai ishte edhe një shok i dashur për stafin e RTK-së, gjë që e bën shumë më të madhe dhimbjen për ndarjen e tij nga ne. Sindikata, u shpreh ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe miqve, për humbjen e të dashurit të tyre”, thuhet në njoftim.

Familjarët në anën tjetër kanë bërë të ditur se varrimi do të bëhet sot në ora 14:00.

“Ju njoftojmë se pas një sëmundjeje ndërroi jetë, vëllau jonë(djali i axhës) Burim J. Mirena.Për shkak të situatës me pandeminë, ceremonia mortore do bëhet nën prezencën e familjarëve, varrimi do bëhet sot me datën 03.07.2020 ne ora 14:00, ne varrezat e fshatit Hade. Me pikëllim të thellë, Familja Mirena”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz