back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeE dhimbshme: Luftuan për liri, Thaçi dhe të tjerët festojnë në burg...

E dhimbshme: Luftuan për liri, Thaçi dhe të tjerët festojnë në burg Pavarësinë e Kosovës

Të ngjajshme

Gjendet pa shenja jete 29 vjeçarja në Prishtinë, dyshohet se ishte me grip ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e djeshme...

Presidentja Osmani takon sot Papa Leon në Pallatin Apostolik në Vatikan

Sot, në orën 10:00, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Në sheshin e Shkupit, sot mbahet protesta e organizuar...

Thaçi s’ka qenë i gatshëm me vdek për veriun”, përplasen ashpër Ramabaja dhe Ymeri

Analistët politik, Sadri Ramabaja dhe Visar Ymeri janë përplasur...

Ishte ai që e lexoi deklaratën e Pavarësisë dhe e shpalli Kosovën shtet të pavarur në vitin 2008, por sot ish-presidenti, Hashim Thaçi, nuk gjendet në vendin e tij për të festuar lirshëm këtë ditë historike.

Hashim Thaçi së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Salih Mustafën dhe krerët e organizatës së OVL-UÇK-së, Hysni Gucatin e Nasim Haradinaj po akuzohen nga Gjykata Speciale në Hagë për krime lufte.

Në këtë ditë të veçantë, vërehet dukshëm mungesa e tyre, mirëpo këtë festim ata po e bëjnë në burgun i cili gjendet jashtë Hagës, në periferi, më saktësisht në Haaglanden të Scheveningen.

Kështu u shpreh në një prononcim për Indeksonline, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari.

“Sigurisht që e festojnë, ata janë pjesë e pavarësisë, sidomos presidenti Thaçi që edhe e ka lexu deklaratën e pavarëisë, e ka shpall Kosovën shtet të pavarur, besoj që pavarësisht se padrejtësisht që gjenden atje ata e festojnë sepse kanë bërë shumë për me ardh deri këtu”.

Jashari tregoi se zakonisht gjatë ditës, Thaçi dhe të tjerët janë së bashku, por se më shumë bisedojnë më krerët e organizatës.

“Më shumë bisedojmë me krerët e organizatës, ata zakonisht ditën janë bashkë kështu që informacionet i kemi për të gjithë, pavarësisht me të cilin bisedojmë”, tha Jashari./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz