back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeE dhimbshme! Çifti nga Rahoveci vdes nga koronavirusi, dyshohet se u infektuan...

E dhimbshme! Çifti nga Rahoveci vdes nga koronavirusi, dyshohet se u infektuan edhe shtatë anëtarë të tjerë

Të ngjajshme

15 zyrtarë të Shërbimit Korrektues trajnohen në Danimarkë

15 zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë përfunduar...

Isak Neziri ndan 30 bursa dhe jetëson Fondacionin “Leotrim Ahmeti”

Skenderaj u mbush me emocione, dhimbje dhe krenari, teksa...

Tomiyasu prezantohet te Ajaxi

Ajaxi ka prezantuar blerjen e tyre të re. Bëhet fjalë...

“Po të çpojke e po ta shtike mrena”, për çka e ka fjalën Shkurta?

Shkurta dhe Fjolla kanë folur për ndërhyrjet estetike. Shkurta tha...

Një çift, nga fshati Patoqan i Epërm i komunës së Rahovecit, ka humbur jetën nga COVID-19. Bëhet fjalë për personat e moshës 70-vjeçare. Burrë dhe grua ishin prekur nga koronavirusi dhe brenda tre ditëve kanë vdekur. Gruaja, më datë 21 gusht, e burri, më 23 gusht. Ndërsa, disa anëtarë të tjerë të kësaj familjeje po dyshohet se janë infektuar. Detaje për këtë rast ka dhënë për Express drejtori për Shëndetësi në Komunën e Rahovecit.

Një histori e trishtë ka ndodhur në komunën e Rahovecit para tre ditëve. Në fshatin Patoqan të kësaj komune, një çift ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.

Brenda dy ditëve, burrë dhe grua, rreth 70 vjeç, kanë vdekur nga koronavirusi, por ata kishin pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.

Drejtori për Shëndetësi në komunën e Rahovecit, Samir Mustafa, ka konfirmuar për Express se çifti ishte i infektuar me koronavirus.

Ai tha se edhe shtatë anëtarë të kësaj familjeje, gjatë ditës së djeshme janë testuar. Rezultatet për ta, sipas Mustafës, pritet të dalin së shpejti.

E në Komunën e Rahovecit që nga fillimi i pandemisë sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë kanë ndërruar jetë 19 persona. Ndërkohë 158 të tjerë janë infektuar. Nga ta 15 janë shëruar. E raste aktive janë 34.

Megjithëkëtë, në Kosovë vazhdojnë të mbesin shqetësuese shifrat me personat që po vdesin si pasojë e infektimit nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar edhe 13 vdekje të reja nga COVID-19. Duke e çuar kështu numrin në 480 viktima.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz