E dhimbshme: 50 vjeçari që vdiq sot nga rrahja, ishte me aftësi të kufizuara”, flasin familjarët
01

Lexo edheKështu do të mbaj moti këtë javë

Gjatë ditës së djeshme një person ka vdekur pasi u sulmua nga një tjetër në parkingun e një pompe derivatesh në fshatin Bibaj të Ferizajt.
50 vjeçari që ishte me aftësi të kufizuara u sulmua në kokë nga i dyshuari dhe pas goditjeve kishte rënë në tokë, thonë familjarët e tij në verzionin e tyre, ndryshe nga ai i Policisë së Kosovës, ku thonë se pati përleshje mes të dyja palëve, njofton Klan Kosova
Sipas familjarëve të 50-vjeçarit, i ndjeri ishte me aftësi të kufizuara.

Lexo edheKështu do të mbaj moti këtë javë
“Familjari ynë ka qenë me aftësi të kufizuara. Është sulmuar dhe nuk ka mundur ta sulmojë të dyshuarin. Personi e ka sulmuar në kokë dhe pas goditjeve ka rënë në tokë prej ku edhe ka marrë goditjen fatale”, tha për Klan Kosovën Rexhep Leskovci, familjar i tashmë të ndjerit 50 vjeçar.
Leskovci mes tjerash bën të ditur se gjatë ditës së sotme i është dhënë lamtumira e fundit 50-vjeçarit.