Armend Trena është gjetur para pak minuta në lumin Lepenci sipas konfirmimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës. Aty shihen edhe familjarët e policit të gjetur ku duken shumë të pikëlluar nga humbja e të dashurit të tyre.
Siq shihet në foto njëri nga famijarët e policiti të gjetur ishte duke ndihmuar në gjetjen e trupit të tij në lumin Lepenci, shkruan gazetametro.net.


Ekipet e kërkimit në lumin Lepenc, kanë gjetur trupin e pajetë të policit të dytë Armend Trena. Polcia e Kosovës e ka konfirmuar për gazetametro.net, se është gjetur një turp i pajetë në lum.
Gjetja e këtij trupi është bërë pak para orës 14:00, rreth një kilometër ku është gjetur trupi i policit tjetër ditë më parë.
Ditë më parë ishte gjetur trupi i pajetë i policit Malsor Dashi. Trupi i tij ishte gjetur rreth pesë kilometra, largë vendit të aksidentit. Ai të nesërmën ishte varrosur në vendlindjen e tij.
Dy policët, derisa po lëviznin me veturë zyrtare, kishin devijuar rrugën dhe kishin rënë nga ura, e cila ndodhet rreth 150 metra e lartë, mbi lumin Lepenc. /metro/


