back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeE bllokuan Kuvendin për muaj me radhë me propozimin e Albulena Haxhiut...

E bllokuan Kuvendin për muaj me radhë me propozimin e Albulena Haxhiut – Gërvalla: Nuk kemi kohë për të humbur

Të ngjajshme

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Kryetarja e Partisë GUXO, Donika Gërvalla ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit nuk ka qenë aspak befasues për të, duke theksuar se qytetarët e Kosovës kanë kërkuar një verdikt të qartë pas një viti të vështirë politik.

Gërvalla u shpreh se gjatë vitit 2025 kanë ndodhur zhvillime që, sipas saj, kanë qenë të pabesueshme edhe për imagjinatën e saj, por që megjithatë janë tejkaluar.

“Unë nuk jam e befasuar nga rezultati i 28 dhjetorit sepse e kam pasur të qartë se qytetari do të kërkojë verdikt të qartë, me qëllim që të mos kemi më vonesa të tjera, të mos kemi më bllokada të panevojshme, të mos kemi frenim të proceseve sepse vërtet nuk kemi kohë për të humbur” tha ajo në Politiko.

Gërvalla vlerësoi se qytetarët nuk e kanë parë me simpati vitin 2025 dhe kanë shprehur qartë dëshirën që viti 2026 të jetë ndryshe, me më shumë stabilitet dhe funksionim institucional.

Sipas saj, rezultati zgjedhor është një mesazh i drejtpërdrejtë për vazhdimin e proceseve pa pengesa dhe për përgjegjësi më të madhe politike në vitin që kemi filluar.

Të Fundit

Sport

ShowBiz