back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaJetëE bëjmë të gjithë! Ky është veprimi që vret më shumë se...

E bëjmë të gjithë! Ky është veprimi që vret më shumë se kanceri

Të ngjajshme

​Raporti i IKD-së: Anëtarët e Qeverisë Kurti ushtruan kundërligjshëm dy pozita

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin mbi...

Heshtje totale nga Rusia për dronët që shkelën hapësirën ajrore të Polonisë

Deri tani ka pasur heshtje totale nga zyrtarët rusë,...

Banda e Radoiçiqit terrorizoi stadiumin në ndeshjen me Anglinë, shumica të kërkuar për Banjskën

Pesë pjesëtarë të bandës së kryeterroristit Milan Radoiçiq janë...

Çfarë ndodhi në Poloni?

– Gjatë natës, një “numër i madh” dronësh rusë...

Më shumë se kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare, njerëzit rrezikojnë vdekjen prej mënyrës së keqe të ngrënies. Është kjo ajo që thotë një studim i “Global Burden of Disease”, i publikuar në revistën shkencore ‘Lancet’, ku u analizua konsumi i 15 kategorive ushqimesh, bishtaja, fibra, drithëra integrale, produkte me omega-3, pije me sheqer, mish i kuq, kripë dhe yndyra shtazore, nga viti 1990 deri në 2017 në 195 shtete të ndryshme.

Kequshqyerja është përgjegjëse për një vdekje në botë, për një total prej 11 milionë vdekjesh në vit, për shkak të regjimit ushqimor të pasur me kripë, sheqer, mishi të kuq dhe konsumit të paktë të frutave, perimeve, bishtajave dhe drithërave.

Ndërkohë 10 milionë njerëz gjejnë vdekjen prej sëmundjeve kardiovaskulare, 913 mijë prej tumoreve dhe thuajse 339 mijë prej diabetit.

“Studimi tregon se regjimi ushqimor është përgjegjës për numrin më të madh të vdekjeve në botë, më shumë se çdo faktor tjetër risku”, thotë Christopher Murray, një nga drejtuesit e studimit të Universitetit të Wshington, shkruan noa.al.

Vendi me shkallën më të lartë të vdekshmërisë prej kequshqyerjes është Izraeli, me një shkallë vdekshmërie prej ushqimit të keq prej 88.9 për 100 mijë banorë.

Më pas vjen Franca me 89.1 persona për 100 mijë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz