BallinaLajme​E akuzuara për spiunazh edhe sot deklarohet e pafajshme

​E akuzuara për spiunazh edhe sot deklarohet e pafajshme

Të ngjajshme

E akuzuar për spiunazh, Jelena sillet me pranga në Gjykatë

Në Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të nisë sot...

Kanita publikon këngën “S’e meritoj”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kanita ka publikuar projektin e...

DW: Ekonomia botërore e marrë peng

Prej bllokimit nga Irani të trafikut detar në Ngushticën...

Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, ZRRE dhe Vetëvendosje nuk ishin prezent

Komisioni për Ekonomi nuk ka mbajtur mbledhjen e paralajmëruar...

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq. Edhe sot ajo para trupit gjykues u deklarua e pafajshme për veprën penale me të cilën ngarkohet.

Shtetasja serbe dhe ish-punonjëse e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) tha se nuk ndihet fajtore për veprën me të cilën e akuzohet nga Prokuroria Speciale.

“Nuk ndihem fajtore”, tha ajo.

E akuzuara, Jelena Gjukanoviq dhe avokati i saj, Predrag Miljkoviq hoqën dorë nga e drejta për tu lexuar aktakuza pasi ajo ishte lexuar në seancën e shqyrtimit fillestar.

“Nuk kemi nevojë, njëherë e kemi lexuar”, tha ai.

Aktualisht shqyrtimi gjyqësor po vazhdon me fjalët hyrëse të të gjitha palëve.

Gjukanoviq, shtetase serbe dhe ish-punonjëse e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dyshohet se ka qenë e përfshirë në aktivitete spiunazhi në bashkëpunim me një person tjetër, i cili gjithashtu është nën hetim nga autoritetet.

Ekzistojnë dyshime se ajo ka bashkëpunuar me Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA).

E akuzuara për spiunazh, Jelena Gjukanoviq edhe në seancën e shtatorit të vitit të kaluar nuk e kishte pranuar fajësinë në gjykimin fillestar i cili ishte mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gjukanoviq ishte arrestuar më 28 shkurt 2025 në pikën kufitare në Jarinje, dhe që atëherë ndodhet në paraburgim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz