Më datë 18.05.2017 është raportuar një rast dhunimi në burgun e Lipjanit.
Sipas burimeve të portalit Arbresh.info i dyshuar në këtë rast është Avni Llumnica i cili po ashtu është i dyshuar pasi kishte tentuar ta vriste Azem Vllasin dhe i cili është vetë deklaruar se i takon organizatës Syri i Popullit.
Tutje këto këto burime kanë thënë se i dyshuari kishte kryer marrëdhënie (sex oral) me njërin nga të burgosurit tjerë i cili ishte në dhomë së bashku.
Rasti është raportuar në Stacionin Policor në Lipjan 2017 AH 0502 por pasi ka dyshime se ka edhe dy raste të tjera, përderisa i dyshuari kishte qëndruar në burgun e Dubravës, këtë rast janë duke e trajtuar Hetimet Rajonale në Prishtinë.
Zyra për informim në rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar një gjë të tillë për portalin Arbresh.info, transmeton Klan Kosova.
“Dje ka ardhur informata. Është hapur rasti dhe Policia janë duke u marrë me këtë rast. Nuk kemi diçka më shumë”, thuhet në përgjigjen e tyre.