back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeDyshohet se vdiq nga gripi i derrave në Infektive, flasin nga QKUK

Dyshohet se vdiq nga gripi i derrave në Infektive, flasin nga QKUK

Të ngjajshme

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e...

​Raporti i IKD: Asnjë program politik nuk ofron qasje të plotë për qeverisje të mirë

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin “Qeverisja...

Hoxhaj: Kurti e ka shkel sovranitetin e Kosovës me energjinë e blerë nga Serbia

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës,dhe kandidat për deputet nga...

Paralajmërohet bllokadë rruge afër kufirit Kosovë–Serbi: QKMK rekomandon rrugë alternative

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se,...
- Advertisement -

Gripi i derrit dyshohet të ketë qenë shkaku i vdekjes së një personi në Klinikën Infektive të enjten.

- Advertisement -

Vdekjen, si të dyshimtë e kishte raportuar në polici, djali i viktimës, derisa policia ka nisur hetimet, raporton KTV.

Por, institucionet përgjegjëse kanë mohuar vdekjen e pacientit.

Drejtori i kësaj klinike, Hamdi Ramadani, ka mohuar të ketë pasur raste me vdekshmëri dhe nuk ka pranuar të jap asnjë informacion shtesë.

Ekipi i KTV-së ka kontaktuar edhe Drejtorinë e Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, i cili në një përgjigje me shkrim, ka mohuar të ketë pasur ndonjë rast me grip të derrit.

Trupi i pajetë, me kërkesë të familjarëve, është dërguar për obduksion dhe raportin për shkaktarin e vdekjes familja pritet të marrë në ditët në vijim.

E ditë më parë, Instituti i Shëndetit Publik, në një komunikatë për media, kishte raportuar se epidemia e gripit në Kosovë, ka rënie të dukshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz