back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeDyshohet se u kindnapua një gazetare në Prishtinë

Dyshohet se u kindnapua një gazetare në Prishtinë

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Një gazetare e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) dyshohet se është kidnapuar sot në Prishtinë.

Një raport i brendshëm i Policisë së Kosovës të cilin e ka siguruar Insajderi thotë se është kidnapuar një person, në veturën e së cilës është gjetur një kartë identiteti e një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).

“Tre dëshmitarë të kombësisë shqiptare kanë raportuar se tre persona të panjohur e kanë futur me forcë në veturën e tyre një grua dhe më pastaj janë larguar”, thuhet në raportin e brendshëm të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Online Insajderi.

Në të njëjtin raport, Policia e Kosovës konfirmon se ka gjetur një veturë e cila besohet që i takon personit të kidnapuar. Brenda kësaj veture, Policia gjeti kartën e identitetit të një gazetareje të RTSH-së.

“Policia e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një veturë që besohet t’i takojë gruas së kidnapuar. Policia e Kosovës gjeti brenda mjetit një kartë identifikuese të një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar”, theksohet në raportin e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz