Një inspektore e tregut në Skenderaj ka lajmëruar policinë se është kanosur dhe fyer nga i dyshuari të cilin e kishte gjobitur për mosvendosje të çmimeve tek të gjithë artikujt në lokal.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se i dyshuari u intervistua dhe më pas u lirua në procedurë të rregullt.
Rasti u iniciua si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
“Rr. 28 Nëntori, Skenderaj 22.08.2025 – 11:05. Ankuesja femër kosovare-inspektore e tregut në Skenderaj, ka lajmëruar se është kanosur dhe fyer nga i dyshuari mashkull kosovar, pasi që të njëjtit i kishte shqiptuar një gjobë për mos vendosjen e çmimeve tek të gjithë artikujt brenda në lokal. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.